Sherri për tokën, shkak i plagosjes së dyfishtë në Sarandë. Policia shpall në kërkim 4 persona. Arrestohet për armëmbajtje njëri nga të plagosurit

18 Korrik, 12:16 | Përditesimi: 18 Korrik, 15:14

Sipas burimeve të Shqiptarja.com, bëhet me dije se dy të plagosurit nga Kamza kishin në posedim një sipërfaqe tokë në Sarandë, ngjitur me pronën e dy vëllezërve që akuzohen si autorë të dyshuar të ngjarjes, vëllezërit Ramadan Canaj alias Ramadan Zoto 43 vjeç dhe Erjon Canaj 35 vjeç. Në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë, bashkëpunëtorë të vëllezërve Canaj.

    I.M/Shqiptarja.com