Shëtitorja e Belshit mban emrin e Lika Jankos, ‘Pikasoja me fustan’! Ministri bullgar i Kulturës Minekov nderon artisten me rrënjë shqiptare

22 Tetor 2021, 20:27

Shëtitorja e Liqenit të Belshit, e ndriçuar nga një projekt i qeverisë bullgare do të mbajë emrin e piktores së famshme bullgare me rrënjë shqiptare Lika Janko. Për nderimin e artistes, të cilën kritika europiane e ka quajtur “Pikasoja me fustan” në Belsh ishte Ministri i Kulturës së Bullgarisë Velisllav Minekov, i cili ka folur për jetën e vështirë të piktores nën regjimin komunist dhe vlerat e artit të saj.