Sheyda Do’a, këngëtarja me origjinë nga Irani që këndon “Pranvera filloi me ardhë”: Shqipëria atdheu im! 2 këngët e tabanit në albumin tim të parë

11 Shtator 2022, 21:58

Është kënga “Pranvera filloi me ardh”. Sheyda Do’a, muzikante me origjinë nga Irani, e këndon në kuadër të festivalit “Gjon Mili”. Ka lindur në Shqipëri, në vitin ’92, e thotë se vendin tonë e mban në zemër. Në këtë rikthim të radhës, nga Amerika ku jeton, rrëfen si e gjen të ndryshuar.