Shfaqet dokumentari për Pal Nikoll Markun, shkencëtarin e persekutuar! Kiço Londo: Drita e tij nuk u fik dot nga sistemi komunist

30 Prill, 16:46 | Përditesimi: 30 Prill, 16:46

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Pal Nikoll Markut, në Fier u shfaq dokumentari për jetën dhe veprën e tij. Ai njihet si personalitet i rëndësishëm i shkencës se meteorologjise dhe themelues i bibliotekës së naftës në Patos. Pavarësisht kontributit të madh në shkence, u përball me persekutimin gjatë regjimit komunist.

I.M/Shqiptarja.com