Shfaqja ‘Mendje të bukura, shpirtra të lirë’ vihet në skenën e ‘Arteve’! Të rinjtë i ‘japin zë’ shkencëtares së parë shqiptare që i doli kundër Enver Hoxhës

31 Janar 2023, 19:00

Në Universitetin e Arteve, shfaqja “Mendje të bukura, shpirtra të lirë” me regji të Suela Bakos e interpretim të gjimnazistëve u prit me duartrokitje. Në skenë u vendos historia e tri grave shkencëtare në Angli, Francë e Shqipëri, ku Sabiha Kasimati, shkencëtarja e parë shqiptare i doli kundër sistemit të ish shokut të klasës, diktatorit Hoxha.