'Shfryhet' dosja 'Toyota Yaris' ku u gjetën 3.4 mln euro, dënohet me 1 vit burg Ervis Vladin! U gjykua vetëm për mosdeklarim parash

19 Tetor 2021, 12:52

Elvis Vladi  është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 6 muaj burg për gjetjen e 3.4 milionë euro në Portin e Durrësit brenda një makine "Toyota Yaris" në 2018. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, Vladi do të bëjë vetëm 1 vit burg.  Çështja e nisur me bujë të madhe, ajo e 'Toyota Yaris' është sfumuar në gjykim, ku Elvis Vladi u dënua për veprat e mosdeklarimit të hollash, ndërkohë që akuza fillestare ka qenë “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.