Shifrat, sa shqiptarë mbërritën me gomone janar-korrik 2023 në Britaninë e Madhe! ‘The Times’: Trafikantët kanë gjetur strategji tjetër, ‘i joshin’ në TikTok

19 Gusht 2023, 14:31

Ndonëse kërkesa e për kalime me varka të vogla nga emigrantët e paligjshëm shqiptarë në dukje është tkurrur, mediat e huaja shkruajnë se ka një strategji tjetër që po përdoret nga trafikantët për t’i sjellë me varka në Mbretërinë e Bashkuar. Në shtatë muajt e parë të vitit kaluan vetëm 429 shqiptarë, krahasuar me më shumë se 2500 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar