Momenti kur RENEA bastis banesën ku ndodhej Marklen Haka! Policia: Operacioni i vështirë dhe i rrezikshëm, u mbajt 4 ditë nën vëzhgim

6 Shtator 2024, 17:06 | Përditesimi: 6 Shtator 2024, 18:03

Zbathur, me bluzë të bardhë dhe me pantallona të shkurtra, Marklen Haka ka qenë në oborrin e banesës kur I janë vënë prangat. Në videon e policisë duket momenti kur forcat RENEA e shtrijnë për tokë dhe I vënë prangat Marklen Hakës alias Marklen Aliu. Operacioni ishte i një shkalle të lartë vështirësie dhe rrezikshmërie, dhe ka filluar më datë 02.09.2024 dhe është finalizuar sot rreth orës 14:00. Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të Liqenit të Bacungut, Nikël, Krujë, ditën e sotme, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Marklen Haka alias Marklen Aliu” informoi policia e shtetit duke publikuar dhe pamjet  Lexo me shume

 

E.B/Shqiptarja.com