Duket se sfida midis Romës dhe Feyenoordit do të jetë më e ndezur nga se pritet. Nxehja e situatës ka nisur që sonte.
Shumë prej tifozëve në Tiranë janë edhe huliganë, fakt që mund të krijojë probleme. Dy prej tyre, të cilët ishin holandezë, kanë përdhosur autobusin e skuadrës italiane, duke kryer nevojat e tyre dhe duke e filmuar këtë skenë, përballë hotelit ku do të grumbullohet skuadra e Romës në Tiranë.