Shira të dendur e erë e fortë në Gjirokastër! OSHE njofton zonat ku ndërpritet energjia elektrike

22 Nëntor 2022, 21:09

Gjithë Qarku i Gjirokastrës është përfshirë nga erëra të fuqishme dhe shira me intensitet. Për shkak të erës së fortë OSHEE ka stakuar fiderat e Njësive Administrative Kurvelesh Cepo, Picar, Lunxhëri, Dropull, Ballaban. Në terren janë grupet e OSHEE të cilat punojnë për rikthimin e energjisë.