Shiu shpëtoi natyrën nga zjarret, por largon pushuesit, boshatiset Shëngjini! Trafik i rënduar në Milot-Balldre

26 Gusht 2021, 12:12 | Përditesimi: 26 Gusht 2021, 12:12

Moti i keq me reshje shiu që përfshiu rajonin e Lezhës që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka boshatisur plazhin e Shëngjinit. Çadrat dhe shezlong u mbyllën dhe pushuesit nisën të largohen në mënyrë të menjëhershme nga plazhi.

Kjo situatë krijoi trafik të rënduar në Shëngjin dhe në aksion Milot-Balldre, ku në orët e paradites radha e automjeteve ishte kilometrike.

KT/Shqiptarja.com