Shiu shuan zjarret në Mirditë, vetëm një vatër aktive në fshatin Patalej të Lezhës

12 Gusht 2021, 10:42 | Përditesimi: 12 Gusht 2021, 10:42

Shiu që ka rënë ditën e djeshme ka shuar dy vatrat e zjarrit në Thirrë dhe Munellë të Bashkisë Mirditë. Sipas të dhënave zyrtare të Emergjencave Civile bëhet me dije se aktualisht është vetëm një vatër zjarri aktive në fshatin Patalej të Bashkisë Lezhë, pasi kjo zonë nuk është prekur nga reshjet. Në këtë zonë pritet që të ketë ndërhyrje nga ajri në mënyrë që të shuhet dhe kjo vatër.

KT/Shqiptarja.com