Shkaqet e djegieve të makinave, eksperti: Problem sistemi i frenimit dhe cilësia e dobët e pjesëve të mjeteve që ndërrohen

12 Gusht 2021, 21:32 | Përditesimi: 12 Gusht 2021, 21:32

Çdo ditë në vend policia raporton për automjete që digjen gjatë lëvizjes, për shkaqe teknike. Ekspertët mendojnë se shkak bëhet sistemi i frenimit me paketa elektronike. Sipas ekspertit autoteknik, Artur Sulçe, këto paketa punojnë me orë pune dhe duhen ndërruar për shkak të konsumimit që krijohet nga lëvizja.

“Sistemi i frenimit i shumë mjeteve, meqenëse është elektronik me paketa, atëherë ajo është me orë punë dhe kur shkon në fund të orëve të punës, në moment të caktuar duhet ndërruar. Fakti që ajo mund të rrijë frenato gjatë lëvizjes krijon rritjen e nxehtësisë dhe kemi parë që digjen, fillon që nga amortizatori që merr flakë”, shprehet eksperti Sulçe.

LR/Shqiptarja.com