Shkarkimi i Elisabeta Imerajt, KLP cakton Arens Çelën si drejtues të komanduar të Prokurorisë së Tiranës

28 Prill 2022, 16:27 | Përditesimi: 28 Prill 2022, 16:27

Një ditë pasi KPA shkarkoi nga detyra Elisabeta Imerajn, Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka caktuar sot Arens Çelën si drejtues të komanduar të Prokurorisë së Tiranës. Çela ishte kandidati i vetëm. Ai ka qenë prokuror i Krimeve të Rënda dhe rezulton se e ka kaluar procesin e vettingut.

Sh.Sh/Shqiptarja.com