Shkarkimi i Metës, Frrok Çupi për Report Tv: Është vetëm fillimi, ai do paraqitet në organet e drejtësisë! I ktheu ligjet në sfungjer që t'i shtrembëronte si të donte

9 Qershor 2021, 18:35

Në një intervistë për Report Tv, Çupi tha se Meta shkeli shpirtin e kombit dhe deformoi orientimin kombëtar nga perëndimi drejt një bote të panjohur duke e kthyer atë në një “sfungjer që të mund të shtrembëronte si të donte”. Çupi thotë se Meta shkeli ligjet dhe tentoi ta fusë vendin në luftë, me qëllimin e vetëm për të qëndruar në qetësinë e tij.