Shkarkimi i Metës, mblidhet Komisioni Hetimor! Transmetohen dhe lexohen të gjitha deklaratat e Presidentit para dhe pas zgjedhjeve

17 Maj 2021, 13:55 | Përditesimi: 17 Maj 2021, 14:36

Ka filluar sot mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në mbledhje janë transmetuar deklaratat e Metës në televizione dhe deklarata për shtyp si dhe po lexohen të gjitha postimet e tij në rrjetet sociale. 

Në rendin e mbledhjes sot është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 14 maj 2021, marrja e detyrës së ekspertit ligjor Artan Spahiu dhe komunikimi i përgjigjeve të institucioneve të tjera dhe prezantim me informacionin e ardhur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Mbledhja do të nisë në orën 13:00.

r.k./Shqiptarja.com