Shkarkimi i Metës, relatorja Bushka: Ja shkeljet më të mëdha të Presidentit

25 Maj 2021, 13:30 | Përditesimi: 25 Maj 2021, 13:30

Gjatë diskutimeve në Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, relatorja e çështjes, Klotilda Bushka, është shprehur se të gjitha provat janë administruar para Komisionit.

Bushka tha ndër shkeljet më të rënda të Presidentit janë: nxitja e urrejtjes dhe dhunës, dëmtimi i imazhit dhe reputacionit të vendit dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë, cenim i figurës së institucionit të Presidentit, abuzim me kompetencat kushtetuese të Presidentit.

b.ha./Shqiptarja.com