Lidhur me shkarkimin e Gledis Nanos nga detyra kreu i PL-së, është shprehur se llogaridhënien duhet ta japë njeriu që bën komunikimin e drejtpërdrejt me krimin duke nënkuptuar ministrin Bledi Çuçi.
‘Askush nuk mund të gënjehet dhe të mashtrohet se një shkarkim si ky i sotmi mund të jetë shpresëdhënës për një përmirësim për një fuqizimin të sigurisë së shtetit apo të një depolitizimi të një institucioni tashmë partiak. Llogaridhënien për situatën në vend, vrasjet që ndodhin përditë, ta kërkojnë te njeriu që komunikon drejt për drejt me krimin, motivon e justifikon atë, duke e dëmtuar në mënyrë të jashtëzakonshme funksionimin e ligjit dhe integritetin e policisë. Dua t’u them policisë të bëjnë gjithçka të mbrojnë ligjin mos ndikohen nga politika sepse në mënyrë absolute ora e ligjit në policinë e shtetit po vjen!’- tha Meta.