TIRANË- Partia Demokratike e cilëson shkarkimin e Voltana Ademit nga kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, tentativë të kryeministrit Edi Rama, “për uzurpimin” e kësaj shoqate. Me anë të një reagimi nga selia blu të ish-deputetes Jorida Tabaku, demokratët shprehen se mazhoranca po synon të tërheqë nga padia në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
“Tentativa e dështuar për të uzurpuar Shoqatën e Bashkive të Shqipërisë vjen pasi Edi Rama ka uzurpuar çdo instituticion tjetër tjetër në vend. Kjo është një përpjekje tërësisht anti-demokratike dhe autoritariste nga një kryeministër që nuk i intereson demokracia, funksionimi i institucioneve dhe liria e tyre. Synimi i Ramës është zhbërja e lirive të qytetarëve dhe pasurimi i tij personal”, tha Tabaku.















