Shkarkimi nga Kuvendi, Harxhi: Meta duhet të kishte mbajtur një staturë më të fortë të Presidentit, sidomos në marrëdhëniet me SHBA

22 Qershor 2021, 23:18

Edith Harxhi tha se Ilir Meta duhet të kishte mbajtur një staturë më të fortë të Presidentit në disa raste, sidomos në marrëdhëniet me SHBA. Ajo tha se vendim për ta shkaktuar me këtë parlament presidentin ishte i nxituar, pasi duhej pritur kuvendi i ri që do të ngrihet në shtator.

“Nuk mendoj se mazhoranca duhej të shkarkonte presidentin me kaq urgjencë, duhet të priste parlamentin e ri në shtator. Mendoj se ne disa qëndrime Meta duhet të kishte mbajtur një staturë më të fortë të Presidentit sidomos në marrëdhëniet me SHBA”, tha Harxhi.

Lidhur me ftesën e Ramës për bashkëpunim me PD, Harxhi tha se PD duhet të bashkëpunojë në çështje me interes kombëtar.

“Bashkëpunim në qeverisje nuk besoj, po bashkëpunim për çështje të interesit kombëtar duhet të ndodh. Edhe zgjedhja e presidentit është me interes kombëtar”, tha Harxhi.