Shkatërrohen dy bandat shqiptare në Itali, 27 të arrestuar! Historia e narko-trafikut me prita, hakmarrje dhe vrasje mes grupeve të Ermal Arapajt dhe Elvis Demçes! Ekzekutuan edhe kapo-ultrasin e Lacios

19 Janar 2022, 19:25

Një grindje mes bandave rivale ka çuar në shkatërrimin e dy grupeve italo-shqiptare në Romë, të cilat merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane, grupet kriminale drejtoheshin njëri nga Ermal Arapaj i njohur si ‘Ufo’ ndërsa nga ana tjetër ishte Elvis Demçe ai i cili drejtonte grupin rival.