Shkatërrohen qindra fidanë bliri në Tropojë, kryebashkiaku Byberi për Report TV: Puna nuk ndalet, do të zëvendësohen të gjitha

2 Qershor 2021, 14:27

Me qindra fidanë të shkatërruar nga dora njerëzore është zgjuar mëngjesin e sotëm Bashkia e Tropojës, në aksin rrugor Cërrnicë-Bujan. Denoncimin për këtë ngjarje të “paprecedentë” siç e ka quajtur edhe vetë ai, e ka bërë kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi i cili është shprehur për Report Tv, se personi përgjegjës për këtë ngjarje kriminale është një njeri që nuk e do Tropojën.