Shkëputje e energjisë për shkak të reshjeve dhe erës, administratori i OSSH: Situata është stabilizuar vetëm 8 linja në Kukës e Korçe me probleme

1 Dhjetor 2021, 17:32 | Përditesimi i fundit: 2021-12-01 17:33:09

Pas reshjeve të shumta dhe erërave të forta shumë zona në vend mbetën pa energji elektrike, kryesisht në zonat e thella malore.  Shkak për shkëputjen e energjisë në zonat malore, sipas administratorit të OSSH, Petraq Lika është edhe fakti që 82% e rrjetit të shpërndarjes në Shqipëri është në vijë ajrore. Lika tha se aktualisht vetëm 8 linja janë të dëmtuara dhe po punohet për ti riparuar kryesisht në Korçë dhe në Kukës.