Shkodër, ambasadori zvicerian apel palëve për dialog

14 Maj 2019, 13:34 | Përditesimi i fundit: 2019-05-14 15:58:21

Një ditë pas protestës së opozitës, ambasadori zvicerian në Shqipëri Adrian Maitre  ka folur për krizën politike në vend. Ai tha se dhuna është tërësisht e papranueshme duke u bashkuar njëzëri me përfaqësitë e tjera diplomatike në vend të cilët një ditë më parë dënuan protestat e dhunshme dhe bënë thirrje për dialog mes palëve politike.

Maitre tha se dialogu është gjithmonë zgjidhja më e mirë për procesin demokratik të një vendi, ndërkohë që deklaroi se Zvicra ka mbështetur dhe do vazhdojë të mbështesë procesin e integrimit të vendit tonë në BE.

Ai dënoi edhe sulmin ndaj ambsadorit të OSBE Bernd Borschardt duke thënë se është e rrezikshme të mos respektohet statusi diplomatik.