Prezenca e OSBE-së në Shqipëri pati një reagim të ashpër mbrëmë për protestën e dhunshme të opozitës.
“Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë.”– thuhej në reagimin e OSBE.
Në një reagim të dytë më të 'zbutur', ambasadori i OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt, shkruante: Prezenca e OSBE-së e ka ndjekur protestën e sotme minutë pas minute. Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon".
Por kanë mjaftuar këto qëndrime që militantët e Partisë demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i kanë shkuar poshtë shtëpisë kryediplomatit, duke i lënë një shënim në hyrjen e pallatit ku ai banon. "Turp për ju", shkruhet në mbishkrimin e lënë me bojë.


"Mjaft është mjaft", kështu e ka nisur regimin e tij ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, për sulmin e bërë nga militantët e opozitës ndaj Ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt.
Cakaj në reagimin e tij ka dënuar këtë kate duke i konsideruar si një akt të papranueshëm kriminal dhe si hakmarrje primitive me qëllim frikësimin e Ambasadorit Borchardt dhe familjes së tij.
"Mjaft është mjaft!Sulmi i mbrëmshëm ndaj shtëpisë të Ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, pas deklaratës publike të OSBE kundër dhunës kriminale në protestën e djeshme, përbën një tjetër akt të papranueshëm kriminal. Veprimi është kryer në urdhëra të qarta politike të krerëve të protestës me qëllim frikësimin e Ambasadorit Borchardt dhe familjes së tij, si hakmarrje primitive e atyre që pasi kanë humbur kontrollin e vetes duan të nxjerrin nga kontrolli rendin kushtetues të Shqipërisë!
Ambasadori Borchardt vazhdimisht ka kryer punën e tij me profesionalizëm të plotë në kuadër të Misionit të OSBE-së dhe faji i tij i vetëm është thirrja fisnike për frenim nga dhuna dhe distancim nga veprimtaria e dhunshme. Sulmi ndaj tij është sulm ndaj themeleve të kulturës demokratike, imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë dhe përpjekje e drejtëpërdrejtë për ta cenuar besueshmërinë e Shqipërisë për kryesimin e OSBE-së 2020. Kjo nuk është thjeshtë Shqipëria që duam: kjo nuk është kurrësesi as Shqipëria e tanishme.
Kjo është Shqipëria e një grupi rrugëhumburish politik dhe huliganë kriminalë si ata që kryejnë akte dhune dhe që kanë dhunuar edhe banesën e ambasadorit. Për më shumë, kultura e liçimit masiv, diskreditimit tendencioz profesional dhe cenimit personal është krim në vetvete. Ndaj, secili person me përgjegjësi minimale shoqërore duhet menjëherë të distancohet nga sulmi kriminal ndaj Ambasadorit Borchardt dhe të dënojë veprimtarinë e dhunshme kundër Shqipërisë në përgjithësi." shkruan ministri i Jashtëm, Gent Cakaj.

Kreu i grupi parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili sulmoi ashpër përfaqësuesit të OSBE pas deklaratës ku dënonin aktet e dhunës në protestën e djeshme.
Në një shënim në Facebook Vasili shkruan:
“Reminishenca naziskine te Borchard!!
Borchard perfaqesuesi i de jure i OSBE dhe de facto i rilindjes,teksa shikon sjelljen kriminale te policise ndaj protestuesve, ngazellehet sillet te ishte ndonje perfaqsues i nje organizate naziskine,qe adhuron perdorimin e gazit helmues per eksterminim e zhdukje masive dhe jo si perfaqesuesi i OSBE. Persa i takon gjoja merakut te Borchard per ligjin dhe institucionet,ky personazh historikisht dhe sistematikisht shume negativ kujton se nuk e mbajme mend se si ky vete bente tifozllek histerik per ndryshimet kushtetuese te prillit 2008, qe shkaterruan ne menyre te pandreqshme Kushtetuten dhe zgjedhjet ne Shqiperi.
Borchard eshte ngulitur ne memorjen e shqiptareve si nje huaj qe gjithmone eshte sjelle me thike pas shpine ndaj tyre. Interesat e erreta personale te tij e kane nxire edhe imazhin e organizates, qe perfaqeson, duke e shnderruar ate ne nje paradhome te Edi Rames dhe jo ne nje rojtare te paepur te demokracise dhe zgjedhjeve te lira e te ndershme”- shkruan Vasili
-
Cudi si nuk kane shkuar tek ambasada amerikane apo aty nuk ua mbajti
Përgjigju -
vk kur vjen dhe na jep moral nje kosovar qe marin per gru gru e te vellai po vdiq me fundi shqiperis . vazhdo mshoi goces se grus se edit se eshte minier floriri
Përgjigju-
Mos e ke gabuar me platformën?
-
-
KERCENIM......... Ku eshte kercenimi? U shkrua ne murin e pallatit. Turp per Ambasadorin qe nuk sheh vjedhjet e qeverise. Ku ne 6 vite vetem burg burg burg. Asnje standart ne kto 6 vite. Ku perparuam z. Ambasador? Çfare u be perpara? Vini ktu e merrni 25 mije euro rroge e nuk pasqyroni realitetin. Sa persona ju duken ne shesh? A jane te gjithe hajdute? A jane te gjithe te korruptuar? Ishte super kallabllek qe tregon qe qeveria po shkaterron Shqiperine
Përgjigju-
Dridhe like dridheeee jo more pse ca do ti karriget gati te iki qeveria dhe tua japi ju ... se jeni ekselenta ju... derdimena... ju doni pushkatuan
-
-
SHUME NORMAL AKT DEMOKRATIK SHPREHJE E PAKENAQESISE E NJE SHUMICE POPULLORE
Përgjigju -
SHUME NORMAL AKT DEMOKRATIK PROTESTUESIT JANE NJE SHUMICE E POPULLIT DHE SHPREHEN MENDIMIN
Përgjigju-
What is going on in Albania? This is almost an other civil war around ...
-
-
Asgje me shume nuk do te kisha deshiruar se sa kjo qe ka ndodhur, qe nga rrugen qe mori protesta, shkrimet ne banesen e Ambasadorit dhe rreagimin e Vasilit (ne fakt per ket presim te dale cifti Presidencial, dhe te thote se eshte reagim persinal), per te nxjerr Lakuriq pjesen politike qe ka penguar prej 29 vitesh integrimin e vendit, fatkeqesisht dhe nivelin e nje pjese te popullit me mentalitet shume larg BE-s
Përgjigju -
Te ja nglish vetes dhe te thuash na nguli eshte budallallek
Përgjigju -
Ka filluar lufta guerrile e plehrave te Mones dhe Saliut. Po kujdesen qe te kercenojne personalisht kedo qe nuk i perkrah ose qe i kane kunder. Tani po kercenohen edhe pergaqesuesit e huaj qe mbrohen me ligj te vecante. Nese shteti nuk reagon sot neser do te jete shume vone. Vasil maniaku dhe i koruptuari dhe e gjithe banda PD - LSI duhet te marrin mesazhe personale me te qarta se ky kercenim. Personalisht duhen goditur horrat si ky maskara.
Përgjigju -
Nje shqetesim kane shqiptaret perse nuk arrestohen banditet Sali Lulezim Monika dhe gjithe Plehrat e tjere Cfare pritet me ,Cfare duhet tjeter te bejne keta
Përgjigju -
Pse, shqiptar je ti Vasili? Ju po ja ngulni thiken Shqiperise. Faleminderit Borchard, dhe po ashtu perfaqesive te tjera te huaja ne Tirane.
Përgjigju -
Ju e doni thiken mu ne mes ballit, por avash avash!
Përgjigju-
O keta duhen rjepur te gjalle me bicak
-











Komente
Komento