SHKODËR/ Bardh Spahia i Berishës drejt fitimit të bashkisë, mbi 1600 vota para kandidates së PS-së!

7 Mars 2022, 11:44 | Përditesimi i fundit: 2022-03-07 21:32:12

Në Bashkinë e Shkodrës janë numëruar 180 nga 250 qendra votimi në total, ku kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Bardh Spahia kryeson me 15131 vota, 44.5%. E dyta Majlinda Angoni me 13,516 vota, ose 39.8%. Xhemal Bushati i Lulzim Bashës 5.317 vota, gati 15.6% të votave. Vihet re në Shkodër një rritje me mbi 16% të Partisë Socialiste, ndërsa Partia Demokratike ka rënë me gati 30%, ndërsa LSI dhe Berisha kanë një rritje me gati 33%. Duket qartë që votat e Partisë Demokratike kanë kaluar te Berisha.