Shkodër/ Berisha nxjerr deputet nga lista e hapur vetëm Bardh Spahinë! PS vetëm 4 nga lista e mbyllur

14 Maj, 12:24

Në Qarkun e Shkodrës, PS ka marrë 4 mandate dhe arrin që të nxjerrë deputetë vetëm kandidatët e listës së sigurt, Marjana Koceku, Onid Bejleri, Xhenis Çela, Bujar Rexha. Asnjë kandidat nuk futet nga lista e hapur nën siglën e PS.

PD-ASHM ka mbetur me 5 mandate dhe kështu fut në Kuvend vetëm një deputet nga lista e hapur, që rezulton ish-kryebashkiaku Bardh Spahia me 8413 vota. Dy mandate në Shkodër i ka marrë PSD.