Shkodër/ Burri qëllon për vdekje me automatik gruan dhe më pas vret veten! Ngjarja e ndodhur para disa ditësh, policia gjeti sot trupat

18 Gusht 2021, 15:42 | Përditesimi: 18 Gusht 2021, 15:42

Një ngjarja e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku një çift bashkëshortësh janë gjetur të vdekur brenda banesës së tyre. Dyshohet kemi të bëjmë me krim brenda familjes, ku 79-vjeçari Fadil Bandulla ka qëlluar për vdekje me automatik bashkëshorten e tij, 83-vjeçaren Sanije Bandullën. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Ahmet Haxhia” dhe dyshohet të ketë ndodhur para 4 ditësh, por trupat u zbuluan sot nga policia, pas denoncimit ët familjarëve të çiftit, pasi nuk po kontaktonin dot me ta.

LR/Shqiptarja.com