Shkodër/ Kishin kanabis në makinë, dy të rinjtë tentojnë t'ju ikin forcave ‘Shqiponja’! Përfundojnë në pranga

25 Shtator 2023, 11:50

Një 32-vjeçar së bashku me një 18-vjeçar janë vënë në pranga, pasi tentuan t’ju iknin forcave ‘Shqiponja’ sapo u pikasën nga këta të fundit në fshatin Grudë të Shkodrës. Motivi që shtyu të rinjtë të largoheshin me mjetin e tyre, ishte kanabisi që ata kishin me vete.