Shkodër/ Kulla e Inglizit po rrënohet! Monumenti kulturor dëshmi e aristokracisë mesjetare

25 Tetor 2023, 16:29

Kulla e Inglizit në Shkodër, edhe pse monument kulture i kategorisë së parë po shkon drejt degradimit. Ndër vite, kulla e ndërtuar në shekullin e 19, nuk ka pasur ndërhyrje, teksa bashkëpronarët kërkojnë të merren masa pasi objekti po rrënohet.