Shkodër/ Operacioni 'Tempulli', pronari i lokalit kapet me kokainë, peshore dhe para!

13 Shtator, 10:10

 Shiste doza kokaine në lokalin e tij, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari i dyshuar në Shkodër. Sekuestrohen edhe lëndë narkotike dhe sende materiale në cilësinë e provës.

Policia vendore njoftoi sot (13 Shtator) finalizimin e operacionit “Tempulli” nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.  

I arrestuari është B. S., 44 vjeç, banues në Shkodër.