Shkodër/ Përfshihet nga zjarri masivi pyjor i Qafë- Qelës, forcat zjarrfikëse në terren

16 Korrik, 20:39 | Përditesimi: 16 Korrik, 20:39

Një zjarr ka rënë sot në pyjet mes Vaut të Dejës dhe Pukës. Zjarri ka përfshirë masivin pyjor të Qafë- Qelës. Në këtë masiv pyjor janë shfaqur papritur disa vatra zjarri gjatë mesditës së sotme. Sipërfaqet e përfshira nga flakët janë shkurre.

Për vënien nën kontrollë të flakëve kanë shkuar zjarrfikës nga Puka dhe Vau i Dejës. Vatrat e zjarrit dyshohet të jenë ndezur qëllimisht. 

r.k./Shqiptarja.com