Shkodër/ Përleshje e dhunshme mes turistëve dhe pronarëve të aktivitetit privat në zonën Lumit të Shalës, 2 të plagosur rëndë

24 Korrik 2025, 10:11 | Përditesimi: 24 Korrik 2025, 10:32

Sherri ka nisur rreth orës 02:00, mes disa të rinjve shqiptarë turistë dhe disa të tjerëve që ushtrojnë aktivitet biznesi në këtë zonë. Përplasja fizike ka zgjatur për disa minuta, duke shkaktuar panik dhe shqetësim në këtë pikë turistike që vizitohet nga qindra pushues çdo ditë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë përdorur mjete të forta gjatë konfliktit 

r.k./Shqiptarja.com