Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ditën e sotme në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, ku dyshohet se një person ka vrarë me armë zjarri 36- vjeçarin Elis Rroshkodoli.
Sipas policisë, në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit, 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.