Shkodër/ Qëllohet një Range Rover në lagjen 'Partizani', shoferi shpëton dhe Ikën me vrap! Hakmarrje për sherrin e vendparkimit në qershor! Identifikohet autori (EMRAT)

7 Shtator, 15:24

Mesditën e sotme, në qytetin e Shkodrës në lagjen Partizani, katër plumba u qëlluan ndaj Range Roverit në pronësi të Sokol Kajoshit. Bëhet me dije se në makinë ishte i biri Arjoni, i cili pas të shtënave u largua me vrap nga vendngjarja. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar. Besohet se ngjarja është hakmarrje lidhur me rrahjen e 62 vjeçarit Vladimir Bruçi në qershor në Shkokdër, ku në atë mes ishte dhe Arjon Kajoshi.

      No videos found.