Shkodër, shpallen fituesit e festivalit ‘Youth Theatre’! Çuliqi: U evidentuan të rinj të talentuar në aktrim

20 Mars, 16:46

Është zhvilluar në Shkodër festivali teatror i të rinjve ku fitues u shpallën nxënësit e shkollave "Jordan Misja" dhe "Shejnaze Juka". Ky festival evidentoi talentet në fushën e aktrimit, vlerëson drejtori i teatrit Arian Çuliqi.

Shfaqja "Fëmijët e rrugës" e nxënësve të shkollës së mesme "Oso Kuka" me regji të aktores së teatrit "Migjeni", Merita Smaja përmbylli serine e netëve të festivalit teatror "Youth Theatre".

Juria profesioniste vlerësoi dy nga shkollat pjesëmarrëse si më të mirat e edicionit të pestë të festivalit. "Jordan Misja" dhe "Shejnaze Juka" u shpallën fituese me shfaqjet e tyre në festival.