Shkodër/ Vritet me armë zjarri 20-vjeçari në fshatin Guci e Re, nuk dihen motivet e ngjarjes

27 Shkurt 2025, 15:58 | Përditesimi: 27 Shkurt 2025, 20:16

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Guci e Re në rrethinat e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur sa kalon shkollën e Gucisë së Re. Mësohet se i vdekur ka mbetur 20-vjeçari Pavlin Preka, që sipas policisë dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Policia ndodhet në vendngjarje. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe kush janë autori/ët.

r.k./Shqiptarja.com