Shkodranët në Eurovizion, si u krijua dyshja fituese! Gjetën njëri tjetrin në facebook: E nisën me aheng tani mbajnë kupën e festivalit të 63-të

28 Dhjetor, 14:48 | Përditesimi i fundit: 2024-12-28 16:24:34

Artistët shkodranë të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizion rrëfyen në Podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, se si lindi grupi i tyre “Shkodra Elektronike” 5 vite më parë, kur të dy, u njohën vetëm nga një bisedë në Facebook. Gjatë bisedës, kryeministri zbuloi se festivalin e Këngës nuk e ndjek prej kohësh.