Shkoi të grabiste vilën, vritet nga pronari 38-vjeçari shqiptar në Itali, baba i një fëmije të vogël

29 Tetor 2021, 12:32 | Përditesimi i fundit: 2021-10-29 16:34:07

Një shqiptar është vrarë në Itali nga pronari i një vile të cilën shkoi ta grabiste. Viktima është identifikuar si Arbër Xheleshi, 38 vjeç, ndërsa ngjarja u regjistrua në Santopadre në provincën e Frosinone, 4 ditë më parë.

Xheleshi, baba i një fëmije të vogël, i armatosur shkoi të grabiste vilën, por pronari, Sandro Fiorelli, një shitës duhani në një kioskë, e qëlloi atë për vdekje me çifte gjatë tentativës për të mbrojtur vilën e tij.