Shkollat 'Lidhja e Prizrenit' dhe 'Petrit Llaftiu' në Shijak gati për të pritur nxënësit në shtator

5 Korrik 2021, 11:40 | Përditesimi: 5 Korrik 2021, 15:02

550 nxënës në Shijak do të ulen në bankat e shkollës, në një ambient krejtësisht të ri. Rikonstruktimi i 2 shkollave gjimnaze, Lidhja e Prizrenit” dhe “Petrit Llaftiu” janë gati për të pritur nxënësit në shtator. "Aty ku shkollat “Lidhja e Prizrenit” dhe “Petrit Llaftiu” kanë rilindur më të mëdha, më të forta e më të bukura, për 550 nxënës që do të rikthehen në shtator", tha Rama. Nga ana tjetër, Arbana tha se ndërtesat e prekura nga tërmeti do të përfundojnë shumë shpejtë për të strehuar banorët që mbetën në qiell të hapur më 26 nëntor.

r.k./Shqiptarja.com