Shkon për gjykim dosja për vrasjen e Xhuvanit! Papleka akuzohet për vrasje, 2 zv.drejtorët e policisë dhe 6 efektivë për shpërdorim detyre

3 Tetor 2022, 15:24 | Përditesimi i fundit: 2022-10-03 20:00:59

Prokuroria e Elbasanit ka çuar për gjykim dosjen për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të 25-prillit 2021. Gjykata vendosi ta kalojë çështjen me të njëjtën akuzë që kërkoi prokuroria, vrasje me dashje në rrethana cilësuese, për Arbër Paplekën, ndonëse ky i fundit kishte kërkuar lehtësim.