‘Shkrirja’ e Albanologjisë, Ministria e Arsimit e paqartë senati i ASA-s i nis letër! Çështja në gjykatë, Krasniqi: Shteti, muri që hasim

18 Gusht 2023, 19:23

Drejtori i Institutit të Historisë, studiuesi Afrim Krasniqi shpjegon se ç’do të ndodhë me Akademinë e Studimeve Albanologjike pas vendimit të Qeverisë për t’u riorganizuar në Akademinë e Shkencave. Ndërsa çështja është në gjykatë, Senati i ‘Albanologjisë’ i ka nisur letër Ministrisë së Arsimit pasi sipas tyre vendimi lë pika të pasqaruara për fatin e studiuesve dhe njësive.