Shkrumbohet nga flakët banesa në Lushnjë, nuk ka të lënduar

16 Gusht 2021, 20:31 | Përditesimi: 16 Gusht 2021, 20:31

Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen 18 tetori në Lushnjë. Zjarri sipas zjarrfikësve është vënë nga ndonjë person i pandërgjegjshëm.

Në banesë fatmirësisht nuk ka pasur asnjë prej familjarëve, pasi jetojnë jashtë shtetit. Zjarri ka djegur gjithçka pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëses. Për shkak se ishte e pabanuar nga dy pronarët dyshohet se zjarri është vendosur nga ndonjë endacak.

LR/Shqiptarja.com