Shkrumbohet nga flakët një banesë 2-katëshe në fshatin Klos të Mirditës, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar

5 Korrik 2021, 17:52 | Përditesimi: 5 Korrik 2021, 17:52

Një banesë 2-katëshe është shkrumbuar nga flakët pasditen e sotme në fshatin Klos të njësisë administrative të Fanit në Mirditë. Fatmirësisht, nga zjarri nuk kanë mbetur persona të lënduar, ndërsa në banesë jetonin një familje me 5 anëtarë.

KT/Shqiptarja.com