Shmanget rreziku për banesat në Dropull, nga flakët kanë shpërthyer disa predha të Luftës së Dytë Botërore

12 Gusht 2021, 15:20 | Përditesimi: 12 Gusht 2021, 15:20

Nuk ka më rrezik për banesat në fshatin Radat të Dropullit në Gjirokastër. Pas ndërhyrjes së madhe të zjarrfikësve dhe banorëve të zonës është shmangur rreziku i madh për zonën e banuar flakët janë në një tjetër drejtim.

Gazetari i Report Tv Piro Nase raporton se 7 ose 8 predha kanë shpërthyer nga flakët që kanë rrezikuar jetën e atyre që ishin në luftë me flakët.

Predhat dyshohet se kanë qenë të trashëguara nga Lufta e Dytë Botërore

LR/Shqiptarja.com