'Shmangia e të dypunësuarve nga pagesa e DIVA-s, 20.000 vende pune në të zezë?!'

30 Prill, 15:00

Sot është afati i fundit për dorëzimin e deklarimit individual vjetor të të ardhurave për më shumë se 73 mijë persona, që përfshin fashat e të dypunësuarve dhe atyre që marrin pagë mbi 2 milionë lekë. Në 'Përballje' gazetarja Eliza Gjediku dhe eksperti Ervin Muça sqaruan skemën e deklarimit të të ardhurave dhe fenomenin që vihet re tek të punësuarit e këtyre fashave.