Shoferët e 'çmendur' nuk i ndal as radari as gjoba, 'fluturojnë' deri në 176 km/h! Bilanci i muajit korrik

3 Gusht 2021, 09:19

Për rreth 4 orë kontroll gjatë mbrëmjes së djeshme, në aksin Tiranë-Elbasan shoferët janë konstatuar me shpejtësi deri në 176 km/h. Si pasojë e shpejtësisë mbi normat, në 4 orë janë pezulluar 10 patenta dhe janë vendosur 22 gjoba.