Shokë në qeli, ‘armiq’ jashtë! Vrasja në Vlorë për 3 mijë € drogë! 25-vjeçari Xhuljan Bullari u vra nga miku i tij pasi pagoi me lekë false

26 Gusht 2021, 14:37 | Përditesimi: 26 Gusht 2021, 14:37

Bledar Selmanaj, i dyshuar si vrasës dhe Xhuljan Bullari ekzekutuar në Babicë të Vlorës nuk ishin të panjohur, dhe miqësinë e kishin zënë brenda të njëjtës qeli në burg. Gjithçka u kris kur fituan lirinë dhe u morën me drogë, ku sipas dëshmisë së 39-vjeçarit, i riu bleu hashash nga miqtë e tij me 3 mijë euro false.

KT/Shqiptarja.com