Shokuese në Pejë, një djalë dhe një grua rrahin barbarisht një tjetër grua! Grushte dhe shkelma në fytyrë e trup! Policia ndërhyn në fund

18 Shtator 2021, 17:27

Një rast shumë i rëndë dhune është regjistruar ditën e sotme në qendrën e qytetit të Pejës. Dy persona, një djalë i ri dhe një grua, kanë rrahur barbarisht një tjetër grua.  Pamjet e publikuara në rrjetet sociale janë vërtet të rënda. Dhuna e ushtruar nga gruas së vetme është tepër e rëndë, sidomos nga ana e djalit.

Në fund shihen 2 policë të veshur civilë teksa afrohen, duke ndërhyrë dhe kanë shoqëruar dhunuesit dhe kanë çuar në spital të dhunuarën. Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka thënë për Gazetën Express se dy persona janë arrestuar.