Shoqata e Biznesit tjetër kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë: Të shtyhet ora policore, merreni parasysh ose do reagojmë

16 Korrik 2021, 11:07 | Përditesimi i fundit: 2021-07-16 12:46:16

Shoqata e Biznesit këmbëngul që të hiqet ora policore, pasi shprehen se kjo po ndikonin shumë në të ardhurat e tyre, aq më tepër pasi një viti pandemik. Në letrën e dërguar drejtuar ministrisë së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe duke vënë në dije zv. ministren Mira Rakacolli, thuhet se është e nevojshme që të merren masa lehtësuese, duke paralajmëruar se nëse nuk do të ketë reagim, lënë mundësinë e hapur për përshkallëzim të bizneseve.